Mjallby FC, skuadër nga një fshat i njohur për peshkim me 800 banorë, po përgatitet të shpallet kampione për herë të parë në elitën duedeze (Allsvenskan) me 4 javë para përfundimit të sezonit.
Skuadra nga fshati Hallevik, pranë Detit Baltik, në ndeshjen e parë të kampionatit pas pushimit për kombëtaret, më 20 tetor në udhëtim ndaj Goteborg, nëse fiton, do të shpallet kampione për herë të parë, shkruan Klankosova.tv.
Mjallby ka grumbulluar 63 pikë në 26 javët e ligës me 19 fitore, 6 barazime dhe 1 humbje në ligën suedeze me 16 skuadra.
Ka një diferencë prej 11 pikësh midis liderit Mjallby dhe ndjekësit më të afërt, Hammarby, që ka 52 pikë, me 4 javë të mbetura.
Nëse fiton vetëm një ndeshje nga katër të mbetura, Mjallby do të arrijë titullin e kampionit; gjithashtu, nëse Hammarby nuk fiton ndeshjen e tij të ardhshme të ligës, Mjallby gjithsesi do të shpallet kampione.
Klubi i themeluar në vitin 1939, ka debutuar për herë të parë në Allsvenskan, liga më e lartë suedeze, në vitin 1980 dhe ka marrë pjesë gjithsej në 13 sezone.
Nëse Mjallby shpallet kampion, do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu në sezonin 2026-27 do të luajë për herë të parë në historinë klubit një ndeshje evropiane. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.