E gjithë ajo çfarë Vince Carter duhet të bëjë në sezonin e ri të NBA-së, për t'u futur në histori, është të mbijetojë deri më 2020.
Me vetëm një lojë në vitin që vjen, ai do të bëhet i pari basketbollist në historinë e kësaj lige që luan profesionalisht në katër dekada të ndryshme.
Ndeshjen e parë në këtë kompeticion e zhvilloi më 1998.
Por, qëllimet e 42 vjecarit janë më të larta sesa të regjistrojë vetëm një përballe më 2020. Ai po kërkon t'i luajë 82, aq sa ka një sezon i rregullt i kompeticionit më të fortë në glob.
"Dua të bëj cmos që të jem i gatshëm për cdo lojë", ka thënë veterani i ekipit Atlanta Haëks për ESPN, transmeton klankosova.tv. "Sigurisht, është vendimi i trajnerit, por mua më duhet ta mbaj trupin tim në mënyrë që të jem në gjendje të luaj, nëse kjo më mundësohet".
Ekspertët e fintesit kanë thënë se të luash 82 ndeshje në moshën 42 vjecare është një qëllim për t'u admiruar. Për këtë, Carter është këshilluar të ndjek rregulla "religjioze" për ushtrimet, gjumin, ushqimin, stresin.
"Quajeni si të doni, unë jam gati të bëj cfarëdo që më thuhet", ka thënë ai, përcjellë klankosova.tv
Se mund ta bëjë një gjë të tillë, Carter e tregoi të mërkurën mbrëma, kur luajti 23 minuta dhe shënoi 17 pikë në fitoren e ekipit të tij Hawks, ndaj New York Knick. 14 i shënoi vetëm në një cerek. Madje, saktësia e gjuajtjeve tij nga loja, në këtë takim parasezonal ishte mbi 50 për qind, pasi qëlloi 6 nga 11 tentimet.
Paraqitja në 82 takime do të ishte, thjeshtë, një e arritur e mahnitshme për të, por Carterit, i cili zhvilloi deri tashti 1 mije e 569 ndeshje, nuk i duhen po aq lojë për të bërë historinë, edhe në një aspekt tjetër, pos atij për të luajtur në katër dekada të ndryshme.
Për më tepër, atij i i nevojiten 42, e jo 82 takime për të kaluar Dirk Novickin si lojtari i tretë me më së tepërmi ndeshje të luajtura, në histori të NBA-së. Nësë Carter luan në 80 mece, atëherë do ta kapërcejë edhe Kareem Abdul Jabbar-in për të dalë në vendin e dytë.
42 vjecari është vetëm njëri nga 6 lojtarët në historinë e NBA-së që arriti një mesatare prej të paktën 20 pikëve, 4 kërcimeve dhe 3 asistimeve në lojë, për dhjetë sezone rresht. Po ashtu, është njëri nga 6 basketbollistët e vetëm në ligë që ka regjistruar 24 mijë pikë, 6 mijë kërcime, 2 mijë e 500 asistime, 1 mijë topa të vjedhur dhe 1 mijë trepikësha.
Carter konsiderohet si njëri ndër ngulitësit më të mirë të të gjitha kohrave, në këtë lojë, nëse jo edhe më i miri.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.