Aktori amerikan Jesse Eisenberg ka marrë nënshtetësinë polake nga presidenti Andrzej Duda, pasi tregoi historinë e popullatës hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore në filmin e tij fitues të çmimit Oscar "A Real Pain" (Një dhimbje e vërtetë).
Eisenberg shkroi, ishte regjisor dhe luajti në filmin që flet për dy kushërinj amerikanë që udhëtojnë në Poloni për të nderuar gjyshen e tyre, një e mbijetuar e Holokaustit, e cila bazohej në tezen e madhe të Eisenbergut.
Ai i tha gjatë ceremonisë së nënshtetësisë: “Ndërsa po e filmonim këtë film në Poloni, dhe unë po ecja rrugëve dhe fillova të ndihesha pak më rehat në vend, diçka kaq e qartë më ndodhi, që është se familja ime kishte jetuar në këtë vend për shumë më gjatë sesa ne në Nju Jork, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
"Dhe sigurisht, historia përfundoi kaq tragjikisht".
Ai vazhdoi: “Përveç asaj tragjedie të historisë është edhe tragjedia që familja ime nuk ndjeu më asnjë lidhje me Poloninë, dhe kjo më trishtoi dhe më konfirmoi se vërtet doja të përpiqesha të rilidhesha sa më shumë që të ishte e mundur.
“Dhe unë me të vërtetë shpresoj që sonte në këtë ceremoni dhe ky nder i mrekullueshëm të jetë hapi i parë për mua dhe në emër të familjes sime, rilidhja me këtë vend të bukur”.
Eisenberg u frymëzua për ta bërë filmin pas vdekjes së tezes së tij të madhe Doris në moshën 106 vjeçare në vitin 2019. Ajo u rrit në Poloni, por iku në SHBA në vitin 1938. Anëtarët e tjerë të familjes që mbetën në Poloni u vranë gjatë Holokaustit.
Presidenti Duda tha: "Jam i kënaqur që njerëzit nga përtej oqeanit e njohin trashëgiminë e tyre, pranojnë se paraardhësit e tyre vijnë nga Republika [e Polonisë] dhe kërkojnë të krijojnë një lidhje me vendin tonë"
Eisenberg u nominua për një Oscar për tekstin e filmit, ndërsa bashkë-ylli i tij Kieran Culkin fitoi çmimin për aktorin më të mirë dytësor.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.