Lajmet e fundit

Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës promovuan veprën shkencore “Historia e Arkitekturёs nё Shqipёri”, që rikthehet e plotësuar dhe e përditësuar pas 36 vjetësh nga koha kur u shkrua botimi i vetëm kushtuar historisë së arkitekturës shqiptare, maketi “Historia e Arkitekturës Shqiptare” (1980).
Gjithashtu në këtë event u prezantuan edhe botimet më të fundit të Institutit të Monumenteve të Kulturës: dy numra specialë të revistës “Monumentet” kushtuar 10-vjetorit të anëtarësimit të Gjirokastrës në UNESCO dhe 50-vjetorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, si dhe libri i Profesor Gjerak Karaiskajt “5000 vjet fortifikime në Shqipëri”.
Promovimi i veprës shkencore “Historia e Arkitekturës në Shqipëri” u bë pasditen e sotme në sallën “American Corner Tirana” pranë Bibliotekës Kombëtare./Shekulli