Ambasadori i SHBA-së, në Beograd, Christofer Hill, ka deklaruar se ka pasur një bisedë të mirë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, takim nga i cili zbuloi se Bashkimi Europian, kishte kërkuar të shtyhet vendimi për targat, edhe për 365 ditë të tjera.
Hill, theksoi se Washingtoni vazhdon të mbështesë përpjekjet e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, dhe i ka bërë thirrje presidentit serb që të vazhdojë me angazhim konstruktiv në procesin e Brukselit, transmeton klankosova.tv.
''Qasja konstruktive, është gjithsesi mënyra për gjetjen e zgjidhjeve'', ka theksuar Hill, pas takimit, duke shtuar se beson që të dyja palët duhet ta kuptojnë se duhet të gjejnë një zgjidhje.
Ambasadori amerikan në Serbi, ka thënë se janë të kënaqur me përpjekjet e BE-së dhe me qasjen e tyre.
"E shoh impresionues faktin që një person i rangut të Joseph Borrell, angazhohet 8 orë për zgjidhjen e një çështjeje'', ka deklaruar Hill, duke shtuar se BE po bën punë të shkëlqyeshme por nuk duhet të lejojë që problemet urgjente të qesin në hije pikëpyetjet e rëndësishme.
Hill tha se BE-ja e ka bërë të qartë se duhen më shumë se 48 orë për të zgjidhur çështjen aktuale.
"BE e ka bërë të qartë se do të dëshironte të shihte edhe 365 ditë të tjera", shtoi Hill.
Për bisedimet e së hënës në Bruksel, Hill tha se nuk do të donte t’i quante negative, por ajo që ka ndodhur, ka treguar se ekziston nevoja për bisedime të tjera.
Mënyra që të gjendet zgjidhja është fleksibiliteti me përpjekjet e ndërmjetësuesve të BE-së, ka përfunduar Hill.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.