Pati dilema gjatë hedhjes së shortit.
Drejtori sportiv i klubit Drita, Valon Zymberi, para se të tërhiqeshin letrat, i kontrolloi topat se a janë në rregull.
Ai e tregoi arsyen pse vendosi kështu.
Pasi gjithçka ishte transparente, filloi edhe hedhja e shortit.
Në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, skuadrës së Dritës i ra të përballet me ekipin e Ligës së Parë, Ramiz Sadiku.
Në anën tjetër, në gjysmëfinalen tjetër, mes vete do të ballafaqohen fituesit e dy edicioneve të fundit të Kupës, Prishtina dhe Llapi.
Përfaqësuesit e dy klubeve po e shohin si përballje shumë të fortë.
Ndeshjet e para zhvillohen më 7 prill, kurse ndeshjet e kthimit më 13 prill.
Fituesi i kësaj gare e përfaqëson Kosovën në Europa Conference League.
https://www.youtube.com/watch?v=tdpeVUwlJfU
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.