Sonte u hodh shorti për grupet në Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
Kosova, nëse kualifikohet për Kupën e Botës, do të ketë punë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si nikoqire dhe bartëse e grupit D, si dhe Paraguain dhe Australinë.
Ndërkaq, Shqipëria, në rast se e kalon Playoffin, do të ketë punë me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Grup deri diku i vdekjes po del ai i Francës së Kylian Mbappesë dhe Norvegjisë në top formë të Erling Haalandit që kanë rënë bashkë në grupin I bashkë me Senegalin.
Grupi A (Meksikë, Kore e Jugut, Afrikë e Jugut, Fituesja e Playoffit nga rruga D)
Grupi B (Kanada, Zvicër, Katar, Fituesja e Playoffit nga rruga A)
Grupi C (Brazil, Marok, Skoci, Haiti)
Grupi D (ShBA, Australi, Paraguai, Fituesja e Playoffit nga rruga B)
Grupi E (Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Curacao)
Grupi F (Holandë, Japoni, Tunizi, Fituesja e Playoffit në UEFA)
Grupi G (Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re)
Grupi H (Spanjë, Uruguai, Arabi Saudite, Cape Verde)
Grupi I (Francë, Senegal, Norvegji, Fituesja nga Playoffi 2)
Grupi J (Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordan)
Grupi K (Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Fituesja nga Playoffi 2)
Grupi L (Angli, Kroaci, Panama, Gana)
