Lajmet e fundit

E zgjata shumë tek kjo strofë, duke mos i lënë vetes hapësirë që ta shtjelloj krejt këngën. Nejse!
“Erdha në përfundim që nuk është urtësia që ua mundëson poetëve të shkruajnë poezi, por një lloj instinkti a frymëzimi që e has te profetët dhe parashikuesit që i përcjellin mesazhet e tyre sublime pa e ditur aspak se çfarë kuptimi kanë”, shprehet Sokrati në gjyq.
Është brutale ta reduktosh kapacitetin e një poeti vetëm në bekim të mistershëm duke ia mohuar mjeshtrinë që i vjen me studim të zellshëm, mirëpo është disi e pamohueshme që pesha krijuese poetike vërtet ka më shumë origjinë intuitive - shumë më shumë është alimentacion i paparashikueshëm shpirtëror se sa lëndë e kultivuar në fushë urtie.
Andaj edhe me Bruce Springsteen; sikur t’i kërkonim të na i shtjellonte filozofikisht kryeveprat e tij lirike, me shumë gjasë do t'iu hynte në hak. Është një prekje hyjnore që i ka sjellë në ekzistencë shumë nga to - dhe do t’i lëmë të tilla, duke mos e pyetur fare.