U përfol shumë se do të largohet këtë verë nga “Anfield Road” por ndeshja e mbrëmshme mund të ketë ndryshuar gjithçka.
Heroi i të Kuqve, Federico Chiesa, doli rezervë e artë e trajnerit Arne Slot pasi shënoi në minutën e 88-të për 3:2 në ndeshjen hapëse të cilën kampioni në fuqi i Anglisë e fitoi 4:2 ndaj Bournemouth-it.
Mysafirët kishin arritur të zhvlerësojnë epërsinë prej 2:0 të vendësve, por Chiesa doli në skenë dhe ktheu gëzimin në fushë.
Pas takimit ai ka thënë se është i lumtur tek klubi nga Merseyside dhe se dëshiron të mbetet aty.
"Jam shumë i lumtur te Liverpooli! Do të flas me klubin, por dua të qëndroj këtu dhe të luftoj për të fituar shumë trofe", ka thënë Chiesa pas ndeshjes.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.