Lajmet e fundit

Pas trofeut të 15-të të Championsit, tifozët e Real Madridit morën edhe një lajm tejet të mirë.
Tashmë Kylian Mbappe, është futbollist i "Los Blancos".
Të paktën kështu po thotë, gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Romano thekson se Mbappe, ka nënshkruar tashmë kontratën dhe se zyrtarizimi do të vie javën e ardhshme.
Raportohet se e kishte marrë vendimin në shkurt që t’i bashkohet Real Madridit, derisa largimin nga Paris Saint Germain, e zyrtarizoi disa javë më parë.
Francezi këtë edicion të garave është paraqitur në 48 ndeshje, duke shënuar 44 gola dhe duke kontribuar me 10 asistime.