Hercules & Love Affair do të performojnë në Prizren të hënën në kuadër të DokuNights.
“Dokufest dhe Lumbardhi, kanë kënaqësinë të prezantojnë Hercules & Love Affair me 8 gusht, 2022 në Kino Bahçe në Prizren, në kuadër të formacionit të këtij viti të DokuNights dhe LXX”, thuet në komunikatën e lëshuar nga Dokufesti dhe Lumbardhi.
“Hercules and Love Affair është projekt i muzikës dance i krijuar nga DJ, këngëtari, kompozitori, muzikanti dhe producenti amerikan Andy Butler, në vitin 2004. I përbërë nga një ekip i ndryshueshëm interpretuesish dhe muzikantësh, grupi vepron brenda zhanreve të muzikës house, disko, tekno dhe nu-disko”.
Herucles & Love Affair debutuan me albumin e tyre më 2008, dhe pas pesë vjetëhs pauzë ata tashmë e kanë realizuar edhe albumin e tyre të pestë, “In Amber”.
“Fillimisht të bazuar në Neë York City, tani me bazë në Ghent, Belgjikë, Hercules dhe Love Affair u themeluan pas bashkëpunimit të Butler me Anohni për të prodhuar këngën "Blind", që ishte një hit dhe u bë kënga e vitit në Pitchforks. Albumi i tyre debutues i vitit 2008 Hercules and Love Affair në DFA Records, mori një vlerësim të gjerë nga kritikët. Grupi vazhdoi t’i prodhojë dy albume për Moshi Moshi, “Blue Songs” në 2011, dhe më pas “The Feast of the Broken Heart” në 2014, ku John Grant paraqitet si i ftuar në këngën "I Try To Talk To You"”.
“Albumi i tyre i katërt “Omnion" u lansua në 2017 nga Atlantic Records, me Sharon Van Etten në këngën sipas së cilës u emërtua albumi”.
“Pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, më 17 qershor 2022 grupi publikoi albumin e tyre të pestë “In Amber”, album me të cilin bendi do të performojnë në Kino Bahçe në kuadër të turneut të tyre evropian”.
Ata kanë njoftuar se biletat do të jenë në shitje online, ndërkaq fizikisht te Kino Lumbardhi dhe në DokuShop, ndërkaq nië Prishtinë te Servis Fantazia.
“Biletat do të jenë në shitje te Kino Lumbardhi dhe DokuShop në Prizren, Servis Fantazia në Prishtinë dhe online në ëebfaqen e DokuFest”.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.