Thierry Henry ka deklaruar se Arsenali duhet ta fitojë Premier Ligën duke thënë se nuk ka asnjë justifikim këtë sezon.
Arsenali është lider i kampionatit me 2 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë kur janë luajtur 16 xhiro.
“Dëmtimet, kalendari i ngarkuar, mos të flasim për këto. Të gjithë kanë problemet e tyre. Le të shohim kush do të jetë aty në fund. Nuk do ta ndryshoj mendimin tim që nga fillimi i sezonit, ne duhet ta fitojmë ligën. Duhet të jetë këtë vit. Besoj se skuadra mund ta bëjë dhe shpresoj vetëm që ta kalojmë atë vijë. Do ta shihni, gjatë një sezoni skuadra do të vihet në provë, dëmtimet do të ndodhin dhe gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë sipas planit. Është çështje se si ia del të kalosh përmes kësaj", u shpreh Henry.
Arsenali nesër nga ora 21:00 është mysafir i Evertonit, me synimin për të ndërtuar seri të fitoreve pas triumfit të vështirë javën e kaluar ndaj vendit të fundit në tabelë Wolvesit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.