Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Henrik Sirko nuk luajti në dy ndeshjet e para gjysmëfinale përballë Pejës për shkak të lëndimit.
Mungesa e tij u dallua tëjet mase, pasi ekipi pejan arriti t’i fitoi dy ballafaqimet ndaj kampionit në fuqi.
E rikthimi i Sirkos u dallua mënjeherë në sfidën e tretë gjysmëfinale. Ai u kthye me statistika të frikshme në fitoren e Yllit përballë Pejës që përfundoi me rezultat 104-107.
Sirko ishte më i dalluari në këtë ballafaqim duke shënuar 22 pikë, 10 kërcime e 2 asistime.
Rikthimi i Sirkos në formacion mund ta ndihmoj Yllin që të arrij në finalen e madhe.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.