Java e dytë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve vjen me derbi të tjerë.
Besa Famgas – Kastrioti është ndeshja kryesore e së shtunës.
Besa Famgas synon të vazhdojë me fitore dhe me dominim të plotë, por ferizajasit kanë shpallur synime të mëdha për këtë kampionat.
Pasi Kastrioti u testua seriozisht në xhiron e parë nga Vushtrria, do të tentojë t’i dëshmojë ekipit pejan se ka nivelin e duhur për ta rivalizuar në këtë edicion.
Ndeshja Besa – Kastrioti luhet të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Të shtunën prej orës 19:00 është edhe takimi Llapi – Prishtina, transmeton Klankosova.tv.
Prishtina ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa është favorite e madhe ndaj Llapit.
Vushtrria – Rahoveci është derbi tjetër i javës së dytë. Bëhet fjalë për dy skuadra me synime për kreun e tabelës dhe që kanë bërë përforcime të shumta.
Pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund. Ndeshja në Vushtrri luhet të dielën nga ora 16:00.
Deçani – Trepça është ndeshja që e mbyllë xhiron e dytë. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 18:00. Mysafirët vlerësohen favoritë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.