18.01.2023 · përditësuar para 1247 dite1 min lexim
Shpejtësinë dhe saktësinë para porte e ka armën më të fortë.
Kur hendbollistja, Pashke Marku niset në sulm mbrojtjet kundërshtare e ngritin flamurin e bardhë.
Këtë më së miri e vërteton fakti që anëtarja e klubit zviceran, Kreuzlingen ka arritur numrin e 500 golave në Superligën e Zvicrës.
Reprezantuesja e kombëtarës së Kosovës në hendboll për Minuta e Fundit, foli për karrierën e saj që po e zhvillon në Zvicër.
Pashke Marku me ekipin e saj, Kreuzlingen aktualisht pozicionohet në vendin e tretë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Bruhl i pozitës dy, ndërsa ka katër më pak se lideri Spono Eagles.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.