Futbollistët e Kombëtares së Kosovës gjatë ditës së sotme kanë bërë testet për COVID-19, para udhëtimit drejt Italisë, aty ku do të zhvillojnë ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2020, kundër Moldavisë, duel ky që zhvillohet me 3 shtator.
E një moment qesharak gjatë testimit është parë te futbollisti i sapo transferuar te skuadra e Torinos në Serie A, Mërgim Vojvoda, transmeton Klan Kosova.
Anësori, është ‘frikësuar’ nga tamponi për testim, ku i është drejtuar personelit mjekësor me fjalët, “hej, veç kadale”, moment ky që është përcjellur me të qeshura nga bashkëlojtari i tij, Amir Rrahmani.
https://www.instagram.com/p/CEl3oDIDtSr/?igshid=15oxs2dt2e4sb&fbclid=IwAR2yRletA0DUMCqU2IZ2PFa69WXAtOQ2jCfDOmTljKAVDWeDkCwusyhQzV4
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.