Lajmet e fundit

Një gjyqtare e Nju Meksikos të premten i dha një fund të papritur dhe mahnitës çështjes së vrasjes së pavullnetshme që e bëri Alec Baldwin, duke thënë se nuk mund të ngrihet më si çështje.
Gjykatësja Mary Marlowe Sommer e pushoi çështjen gjyqësore bazuar tek shkeljet e policisë dhe prokurorisë, të cilat i fshehën provat nga pala mbrojtëse për çështjen e vrasjes me armë të producentes Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, shkruan AFP, transmeton Klankosova.tv.Baldwin qau, përqafoi dy avokatët e tij, bëri shenjë mirënjohjeje përpara gjykatës, më pas u kthye për të përqafuar gruan e tij Hilaria që qante, duke e mbajtur përqafimin për 12 sekonda.
Ai hipi në një automjet SUV jashtë gjykatës pa folur për mediat.
Baldwin, 66 vjeç, mund të kishte marrë 18 muaj burg nëse dënohej.
Baldwin, aktori kryesor dhe bashkë-producent i filmit Western “Rust”, po i drejtonte armën kineastes Halyna Hutchins, gjatë provave për një filmim në të dalë të qytetit Santa Fe, në tetor 2021, kur arma u shkrep, duke vrarë kineasten dhe duke plagosur regjizorin Joel Souza. Baldwin ka thënë se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës. /Klankosova.tv