Aktori i ndjerë australian, Heath Ledger, kishte kërkuar të rrihej në setin filmik të filmit “Dark Knight”, për të cilën performancë ai kishte fituar çmimin Oskar për rol dytësor.
Këtë e konfirmoi Christian Bale që kishte luajtur rolin e Batman-it në atë film.
“Siç e shihni në film, Batman fillon ta rrahë Joker-in, dhe kupton që ky nuk është armiku yt i zakonshëm. Sepse sa më shumë që e rrahë, më shumë e shijon. Më shumë po i jap kënaqësi”, tha Bale për The Hollywood Reporter.
“E di çfarë, nuk kam nevojë që të të godas për një mend. Do të duket po aq bindëse nëse nuk e bëj’, por ai më thotë ‘jepi jepi...jepi”.
“E përplaste veten, dhe kishte mure të çara në atë set nga përplasjet e tij. Përkushtimi i tij ishte total”.
https://www.youtube.com/watch?v=Da3XVFg6CU8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.