Basketbollistët e Miami Heat e kanë bërë befasinë e playoff-it në NBA, duke eliminuar ekipin më të mirë të sezonit të rregullt dhe një nga pretendentët kryesor për titull, Milwaukee Bucks.
Koha e rregullt përfundoi me shifrat 118-118, ndërsa në shtesë Heat triumfoi ndaj Bucks 126-128, për ta siguruar fitoren e katërt nga pesë ndeshje dhe njëkohësisht kualifikimin në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
Nga Lindja u kualifikuan edhe New York Knicks pasi mposhtën Cleveland Cavaliers me rezultatin 95-106, duke fituar serinë e ndeshjeve 4-1.
Ndërsa në Konferencën e Perendimit, Memphis Grizzlies fituan ndaj Los Angeles Lakers 116-199 (2-3) dhe Golden State Warriors mposhtën Sacramento Kings 116-123 (2-3).
https://www.youtube.com/watch?v=R0d-PK1iI8U
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.