Miami Heat e ka mposhtur Boston Celtics me rezultat 111-101, duke e barazuar serinë 1-1, në kuadër të 1/8 së finales së playoff-it në NBA.
Çereku i parë nisi furishëm me Heat që e fitoi me shifrat 28-27, teksa në periodën e dytë Bostoni u kthye në lojë duke fituar me rezultat 34-30, për të shkuar në pushimin në mes dy pjesëve në epërsi.
Megjithatë, Miami e dominoi çerekun e tretë dhe të katërt 27-18 dhe 26-22, për rezultatin final 111-101.
Në fitoren e mysafirëve u dallua Tyler Herro me double-double, 24 pikë, pesë kërcime dhe 14 asistime.
Ndërkohë te Bostoni dhe lojtari më i shquar në ndeshje ishte Jaylen Brown, me 33 pikë, tetë kërcime dhe një asistim.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.