Miami Heat ka shënuar fitore si mysafir i Atlanta Hawks me rezultat 86-110, për ta thelluar epërsinë e serisë në 3:1.
Ishte nata e Jimmy Butlerit, që realizoi 36 pikë e 10 kërcime, teksa u shqua edhe P.J. Tucker me 14 pikë.
Në anën tjetër, DeAndre Hunter ishte pikëshënuesi më i mirë te vendësit me 24 pikë.
Në rast të fitores në ndeshjen e ardhshme në shtëpi, Heat do të kalojë në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes.
https://www.youtube.com/watch?v=Y_NqO2GHoeM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.