FC Malisheva ka njoftuar se lojtari i tyre, Drilon Hazrollaj është transferuar te Rapid 1923.
Në njoftimin e klubit, Hazrollaj u cilësua si lojtari i tyre më i mirë, teksa shifra e transferimit, sipas tyre, e bën atë lojtarin më të shtrenjtë që ka kaluar ndonjëherë nga klubet kosovare.
“Ndonëse Driloni do të bëjë hapin e madh drejt një karriere ndërkombëtare, ai do të mbetet me FC Malishevën deri në përfundim të sezonit, duke dhënë kontributin e tij të çmuar në skuadër, deri më 17 qershor, kur ai do t'i bashkohet skuadrës së re në Rumani”.
“Kjo është një arritje jo vetëm për Drilonin, por edhe për klubin tonë, që ka besuar dhe investuar në zhvillimin e tij, e të talentëve tjerë dhe rritjen e mundësive për të shkuar në nivele të larta”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Klankosova.tv..
Në këtë edicion, Hazrollaj ka arritur që të shënojë nëntë gola për Malishevën, e cila renditet e treta në tabelë me 41 pikë, tri më pak se Ballkani që gjendet në vendin e dytë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.