Lajmet e fundit

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.Ajo ka falënderuar institucionet zgjedhore dhe të gjithë aktorët që kanë kontribuar në organizimin dhe përmbylljen e procesit zgjedhor, duke vlerësuar punën e tyre si të rëndësishme për funksionimin demokratik të vendit. Duke folur për hapat e ardhshëm, ushtruesja e detyrës së Presidentes ka theksuar se formimi i institucioneve të reja duhet të bazohet në përgjegjësi dhe respektim të vullnetit qytetar.
“Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë”, ka thënë Haxhiu.Pas certifikimit të rezultateve, pritet që institucionet e reja të ndjekin procedurat kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe më pas për krijimin e strukturave të reja qeverisëse. /Klankosova.tv