Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se ambasadorin e falënderoi për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij dhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, transmeton Klankosova.tv.
Kosova dhe Zvicra kanë lidhje të thella, të ndërtuara edhe nga breza të bashkatdhetarëve tanë që Zvicrën e kanë bërë shtëpinë e tyre të dytë. Ambasadorit Sprecher i urova suksese në angazhimet e ardhshme, me mirënjohje për kontributin dhe miqësinë e tij ndaj Kosovës”, ka shkruar ajo.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.