Sot në zyrën e Komitetit Olimpik të Kosovës, Presidenti Besim Hasani, priti ekipin kampion të Ligës Ndërkombëtare Ballkanike të Basketbollit, KB “Sigal Prishtina”.
Ekipi kampion udhëhiqej nga Presidenti Blerand Stavileci. Ai u mirëprit me respekt e me konsideratë të lartë për fitoren historike në Ligën Ballkanike.
Stavileci shprehu krenarinë dhe kënaqësinë që ky moment është real, si dhe shpresoi që ekspozimi e vëmendja më e madhe e publikut të bëjë që më shumë partnerë e sponsorë të bëhen të interesuar për të mbështetur edhe me tej zhvillimin e sportit.
Ndërsa Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, u shpreh që pikërisht kjo fitore na bën të mendojmë që Lojërat Olimpike mund të jenë një objektiv i arritshëm për basketbollin kosovar.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.