Përfaqësuesja nga Federata e Basketbollit e Kosovës, Artina Hasani ka diplomuar në kursin për menaxhimin e avancuar sportivë (ASMC 3).
Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 në FBK e ka përfunduar me sukses këtë Kurs që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës transmeton klankosova.tv.
Hasani ka përfunduar gjashtë modulet dhe punimin final, duke diplomuar me sukses para Ibër Alaj dhe Fitim Arifit.
Më herët në këtë Kurs, ka diplomuar edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Kursi i Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) është një program edukues që paraqet platformën teoriko-praktike për avancim në punë në kuadër të Organizatave Sportive Olimpike.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.