Harvey Weinstein është shtruar sërish në spital.
Përfaqësuesi i producentit të Hollivudit 72-vjeçar, ka konfirmuar kthimin e tij spital për të trajtuar një mori çështjesh shëndetësore.
Lajmin për shtrimin në spital të Harveyt vjen ndërsa ai është në pritje të rigjykimit për akuzat për sulm seksual në New York, transmeton Klankosova.tv.
Përfaqësuesi i tij, Craig Rothfeld, tha se ai është në spital “në mënyrë që të mund të trajtohet për një mori kushtesh shëndetësore me të cilat ai vuan çdo ditë, si diabeti, presioni i lartë i gjakut, stenozë kurrizore, lëngje në zemrën dhe mushkëritë e tij dhe kushte të tjera të ndryshme”.
“Përveç kësaj, Weinstein rezultoi pozitiv për COVID dhe kontraktoi pneumoni të dyfishtë në mushkëri”, shtoi Craig.
“Ne vazhdojmë të shprehim mirënjohjen tonë për oficerët, mjekët dhe infermierët të cilët u kujdesën që Weinstein të transferohej menjëherë në Repartin e Burgut të Spitalit Bellevue dhe do të vazhdojë të punojë krah për krah me ta”.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.