Lajmet e fundit

“Vrasja e Kryekalorësit” është roman i vështirë për t’u shpjeguar, por prek shumë nga temat e njohura në romanet e Murakamit: misterin e dashurisë romantike, peshën e historisë, transhendencën e artit, gjëra të pakapshme për qenien tonë.
Romani që tashmë është përkthyer edhe në gjuhën angleze, kishte dalë në shitje në shkurt të vitit 2017, atëherë kur ishte publikuar vetëm japonisht.
Atë muaj qindra lexues u mblodhën në librari anembanë Japonisë, për të blerë novelën e fundit të autorit të njohur.
Mediat në Japoni patën shkruar atëherë se në botimin e parë të saj, janë shtypur rreth një milion kopje të këtij libri, gjë që është e rrallë në mesin e botuesve, transmeton Klan Kosova.
Karriera e Murakamit filloi me romanin “Dëgjojeni erën të këndojë”, ndërkaq ai u bë sensacion kombëtar në vitin 1987 me publikimin e librit “Pylli norvegjez”, novela e tij më reale, e cila më vonë u bë edhe film.
Shkrimet e autorit japonez janë të përkthyera në 50 gjuhë. Përveç romaneve, ai gjithashtu shkruan tregime të shkurtra dhe letërsi artistike që ai i përkthen nga anglishtja në japonisht.
Ai është një vrapues i zellshëm dhe një dëgjues i muzikës së zhurmshme.
Duke pirë një kafe të Starbuck’s-it, ai ka folur për misteret e procesit krijues, dashurinë e tij për hekurosjen, dhe ka shpjeguar se si natyra e tij e disiplinuar dhe respektimi i orarit të rreptë të punës, i ndihmon atij në çlirimin e imagjinatës së çuditshme, transmeton Klan Kosova.
Libra të tjerë nga Murakami që janë të përkthyer në gjuhën shqipe:
“E dashura ime Sputnik”
“Kronikat e Zogut Kurdisës”
“Kafka në breg”
"Në jug të kufirit në perëndim të diellit"
klankosova.tv