Barcelona po vazhdon kërkimin për një qendërsulmues të ri dhe tani thuhet se ka vendosur për pasardhësin e Robert Lewandowskit, edhe një herë, një lojtar nga Bayern Munich.
Sipas The Guardian, gjigantët katalanas e kanë bërë sulmuesin anglez Harry Kane objektivin e tyre kryesor për verën e vitit 2026.
Kontrata e sulmuesit përfshin një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh dhe ai shihet si zëvendësimi ideal për Lewandowskin.
Është raportuar poashtu se AC Milan po synon sulmuesin 37-vjeçar të Barcelonës, Robert Lewandowski.
Rossonerët shpresojnë ta sigurojnë atë si agjent të lirë verën e ardhshme, kur të skadojë kontrata e tij aktuale me Barçën. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.