Aktori legjendar, Harrison Ford, ka zbuluar admirimin e tij për reperin shqiptaro-amerikan Action Bronson, si dhe për emisionin e tij televiziv.
Reperi udhëheq një emision gastronomik “F***, That’s Delicious”, ku shëtit kudo në botë duke vizituar restorantet dhe duke i shijuar ushqimet lokale, të rrugës, por edhe kuzhinën fine.
I pyetur se si kishte dëgjuar për këtë emision, për GQ, Ford tha:
“Është shumë interesant, disa nga ajo. Një grimcë shpërqëndruese dhe interesante brenda botës së dikujt”, tha Ford.
Takova njërin nga korrespondentët në apartamentin e djalit tim, Malcolm. Ai flinte në divan. Djalë mjaft, mjaft i mençur”, shtoi ai.
https://www.youtube.com/watch?v=HPY0GUeUJaM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.