Lajmet e fundit

Një grua tha se ndjehet fizikisht e sëmurë, pasi që ajo dhe burri i saj zbuluan një hardhucë të vdekur në një sos domatesh.
Muhammad Hussain dhe gruaja e ti shtatzënë, Sanam, ishin duke bërë drekë në shtëpinë e tyre në Alum Rock, Birmingham, kur ata kanë hapur një kanaçe të blerë në një supermarket lokal.
Husain tha se kishte dëgjuar gruan e tij të bërtiste teksa ka gjetur brenda një hardhucë të vdekur në krye të asaj kanaçe.
‘’Ajo ishte e nevitshme’’, tha Znj. Hussain.
‘’Unë jam në shok, jam e shqetësuar për fëmijun tim, sepse unë jam shtatzënë.’’
Ajo tha se të dy janë të shqetësuar në lidhje me helmimin nga ai ushqim, transmeton Klan Kosova.
‘’Ne kishim ngrënë tashmë shtatë prej tyre’’, tha ai.
Euro Foods të cilët shpërndajnë këtë produkt, kanë thënë së janë duke hetuar se si një hardhucë mund të këtë rënë në atë kanaçe.