Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme pati kritika për Qeverinë, duke e quajtur mashtrim.
Sipas tij, kryeministri Kurti duhet t’i përmirësojë gabimet e qeverive të kaluara e jo të arsyetohet.
“Qeveria Kurti është mashtrim nuk pres që deputetet e VV-së me e pranu. Ja pse është mashtrim, e dëgjojmë Kurtin t’u thanë po më shpërthejnë minat e partive të kaluara, kjo i bie për shembull një komandat që i thotë ushtrisë së vet po na shpërthejnë mirat që i kanë lanë tjerët.. Si ka mundësi ai që i ka dhënë shpresë njerëzve po shkel në këto mina. Pse kryeministri që i ka premtu popullit që ka me e ndihmu popullin, pse pikërisht ky po bie në ato mina e në ato gabime", ka shtuar Haradinaj.
Ndërkaq shtoi se janë dy situata që e ndreqin gjendjen në Kosovë. Dhe ato, sipas tij, janë shpejtimi i miratimiit të ligjit të pagave dhe i ai i fondeve për mbrojtje.
“Unë e shoh ndonjë lajm të mirë me e shpëtua vendin. Dy kërkesa na ndreqin vendin. Ligjin e pagave shpejtojeni... Ai ligj është bërë në 2019 shpëtoni të paktën administratën dhe sistemin shtetëror.. Veprimi i dytë, shpejtojeni ligjin për fonde për mbrojtje, siguria ka me qenë problem i vazhdueshëm në rritje, shpejtojeni”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.