Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur tubim në Mitrovicë, Vushtrri e Podujevë ku është pritur me surle e tupanë, njofton Klan Kosova.
Haradinaj ka thënë do të angazhohet fort për ta zhdukur korrupsionin e për ta rritur ekonominë, derisa thumboi kundërshtarët.
Ai më pas vizitoi Mitrovicën ku edhe këtu pati kritika për kundërshtarët e tij politik.
Ramush Haradinaj këtu ka folur edhe për ekonominë, duke thënë se një aset i fuqishëm ekonomik është Trepça, për të cilën tha se duhet të funksionalizohet.
Fushatën zgjedhore, Haradinaj këtë të diele e përmbylli në Vushtrri.
Kronikë nga Dibran Istrefi
http://www.dailymotion.com/video/x5p2rid_haradinaj-me-fushate-ne-mitrovice-podujeve-e-vushtrri-04-06-2017-klan-kosova_news
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.