“Vijmë me porosinë e dashurisë së ndërsjellë shqiptare, por edhe me porosinë e lidhjeve më të forta ndërshqiptare”, tha kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, vizitë të cilën po e realizon në qytetin e Vlorës, ku u prit nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli,
Shefi i ekzekuitivit kosovar, ndërkaq, tha se ndihet i nderuar që po e viziton, siç e quajti ai, vëllain e tij, kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, por që është edhe në zemrën e shqiptarëve, sepse Vlora është zemra jonë kudo që jemi, duke siguruar se si Kosovë do të punohet që këto lidhje të forcohen edhe më tej.
Haradinaj, duke falënderuar nikoqirët për pritjen që i është bërë, tha se do të ndihej mirë që shqiptarët, diaspora t’i zgjidhnin këto anë për pushime verore, duke u bërë thirrje që sa më shumë ta promovojnë turizmin shqiptarë.
Ai kujtoi se është shpallur qytetar nderi dikur nga Vlora, në kohëra të vështira të jetës së tij dhe në shenjë nderimi i dhuroi kryetarit të Bashkisë, Hartën e Kosovës, dekoratë të cilën e quajti të çmuar.
Leli u shpreh krenar, që sot ka në vizitë një ndër personalitetet më të mëdha të shqiptarëve, siç është kryeministri i Republikës së Kosovës.
“Është privilegj që jeni në zyrën time, që vizitoni Vlorën dhe që po i tregoni të gjithëve, me prezencën tuaj, se sa halle të përbashkëta dhe se si mund ti zgjidhim duke komunikuar së bashku ato”, tha kryetari Leli.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, duke vlerësuar çdo përpjekje që ka bërë në jetën e tij dhe për të mirën e gjithë shqiptarëve, i dhuroi kryeministrit Haradinaj portretin e Ismail Qemalit, atë që në krye të të gjithave, na lidh me emrin shqiptar.
Agjenda zyrtare e Kryeministrit Haradinaj në Vlorë do të vazhdojë edhe me vizitën në Monumentin e Pavarësisë, Muzeun Historik, Varrin e Ismail Qemalit dhe Muzeun e Pavarësisë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.