Ramush Haradinaj në Rubikon ka folur edhe për humbjet që po i bëhen ekonomisë si shkak i pandemisë.
Haradinaj ftoi diasporën që ta ndihmojë Kosovën duke bërë investime.
“Çështja është i ndjeshme tash pasi që nuk e kemi diasporën e kjo është një mungesë e madhe dhe apelojë tek diaspora që të mos i ndalin angazhimet me Kosovën pasi ato mund të bëhen edhe në mënyra tjera dhe mos të ndalen pasi kjo mund të jetë një situatë pak më afatgjate”.
“Të investojnë dhe operojnë ekonomikisht të jenë pjesë e ekonomisë dhe të qëndrojnë afër, le ta shfrytëzojnë këtë pasi mund të ketë edhe çmime të volitshme”.
Teksa Haradinaj apelon për respektim të masave si distanca dhe bartja e maskave tregon se habitet me orarin e qarkullimit.
“Habitem pak me këtë orarin e lëvizjes deri në ora 21:00 ka mundur të jetë deri në 23:00, nuk po them që nuk më pëlqen ky orar por përshembull kur bën nga ora 07:00 deri në 21:00 mund të shtohen edhe dy orë e të jetë deri në 23:00 dhe kështu mund të funksionoj ekonomia, askush nuk shkon në darkë në ora 17:00”.
“Nëse respektohet deri në ora 21:00 mund të respektohen deri në 23:00, duhet të ndryshohet ky rregull, mund të jepen rregulla edhe për mbajtjen e dasmave”.
“Le të mbajnë maska dhe le të vallëzojnë në distancë”.
“Jam për ta hapur ekonominë më shumë”, dekaroi Haradinaj.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.