Lajmet e fundit

“Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor, ndaj fermerit të Kosovës dhe ndaj çdo familjeje që jeton nga puna e ndershme”, ka deklaruar Haradinaj.Ai ka kritikuar qasjen e institucioneve, duke thënë se në vend që t’i mbështesin prodhuesit vendorë, po u krijojnë pengesa dhe pasiguri për investimet e tyre. Sipas Haradinajt, Kosova nuk ndërtohet duke mbyllur fabrika, por duke mbrojtur prodhimin vendor, fermerët, punëtorët dhe sipërmarrësit që investojnë dhe krijojnë vende pune. Në fund, ish-kryetari i Aleancës u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndalin çdo vendim që, sipas tij, rrezikon prodhimin vendor dhe mirëqenien e familjeve kosovare.