Teatri ‘’La Scala’’ ka hapur të hënën sezonin 2021/21, me 13 opera, shtatë balete dhe koncerte të shumta.
Ky teatër i cili është edhe më i famshëm në Milan, ka filluar që gradualisht t’i heq kufizimet që i kishte vendosur si pasojë e pandemisë.
Për momentin, teatri që ka hapësirë për 2000 njerëz, është i lejueshëm vetëm për 500 persona.
Menaxheri i përgjithshëm i këtij teatri, Dominique Meyer, thotë se akoma nuk dihet për kohën kur do të lirohen të gjitha masat e vendosura në teatër.
‘’Koha e lirimit të mëtejshëm të kufizimeve varet nga zyrtarët qeveritarë’’, ka thënë ai, shkruan Associated Press, përcjell klankosova.tv
Në sezonin e ri, janë përfshirë disa opera që ishin shtyrë për shkak të pandemisë, siç është ajo e "Rigoletto" të Verdit.
Nsdërkaq sa i përket baletit, është përfshirë koreografae Rudolf Nureyev të "La bayadere", me protagonistë Svetlana Zakharova, "Jewels" të George Balanchine dhe Roberto Bolle si "Onegin".
Menaxheri i përgjithshëm i këtij teatri njoftoi gjithashtu se i kanë ulur çmimet për audiencën që dëshirojnë të shkojnë atje.
Krahas kësaj, për të inkurajuar pjesëmarrjen e personave me familje, ata kanë përgatitur gjashtë kuti familjare për secilën shfaqje me bileta me çmim më të ulët për fëmijët nën 18 vjeç.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.