Sot, për herë të parë në Prishtinë, u hap Panairi i Arteve.
Lidhur me këtë, ka shkruar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila thotë se kjo është një mundësi e artë për të blerë vepra të artistëve vendorë dhe jo vetëm, transmeton Klankosova.tv.
“As kujdesi i artistëve nuk mungoi. Përveç blerjeve kishte edhe dashamirës që dhuruan e na nderuan. Faleminderit axha Musë për këtë vizatim të bukur. Falënderim edhe për profën Hajrush Fazliu e artistin Agron Mulliqi”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.