Sot në bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është hapur ekspozita "Zërat e Kosovës në Manchester", njofton Klan Kosova.
Kjo ekspozitë përmban rrëfimet e 30 refugjatëve kosovarë në këtë qytet të Anglisë, të ikur nga lufta e fundit në Kosovë.
Ekspozita fillimisht është hapur në Manchester dhe rrëfimet e këtyre kosovarëve janë bërë pjesë edhe e bibliotekës qendrore të Manchesterit.
Udhëheqësja e organizatës "Ndihma e Manchesterit në Kosovë", Pamela Dawes tha se është e lumtur që këto rrëfime të ia dhurojë bibliotekës kombëtare, ndërkaq shtoi se do të donte që këto rrëfime një ditë të ekspozohen edhe në Beograd.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.