Lajmet e fundit

Instituti pёr Hulumtime tё Krimeve tё Luftёs nё Kosovё nё bashkёpunim me Ambasadёn e Kosovёs nё Tiranё kanё bёrё hapjen e Ekspozitёs “Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.
Në këtë ekspozitë shfaqen 200 fotografi tё grumbulluara nga autorja Fetnete Ramosaj.
Në emër të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë ka folur Ismet Salihu i cili nё fjalën e tij hapëse tha se këto fotografi tregojnë një segment të pushtetit serb që ka kryer ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe kërkoj që shteti të veprojë sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare.
Ndërkaq, autorja Ramosaj u shpreh se në këtë ekspozitë janë të pasqyruara krimet të cilat janë bërë mbi shqiptarët, duke përmendur masakrën mbi familjen Jashari nё Prekaz, maskarën e bërë në Burgun e Dubravës e shumë masakra të tjera.
Ekspozita do tё mbetet e hapur deri mё 17 Prill, transmeton Klan Kosova.