Në Prishtinë është hapur ekspozita “Të rinjtë për Trashëgiminë”, ku u prezantuan punimet e 29 nxënësve nga katër shkolla “Ditët e Minatorit” nga Kishnica, “Kralj Milutin” nga Graçanica, “Dositej Obradoviq” nga Prekovc idhe “Minatori” nga Novobërda.
Fotografitë u realizuan gjatë punëtorisë dy ditore të fotografisë, organizuar në Novobërdë dhe Graçanicë më 16 dhe 17 dhjetor të vitit të shkuar.
Në dy ditët e këtij aktiviteti nxënësit kanë vizituar edhe dy lokalitete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë: Kalanë e Novobërdës dhe Parkun Arkeologjik Ulpiana, ku njëherësh edhe janë realizuar fotografitë e ekspozuara.
Ky projekt është mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë si pjesë e programit “Promovimi i integrimit social dhe pajtimit në Kosovë” dhe është implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim – IOM në bashkëpunim me Institutin Columbus në Prishtinë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.