Sot në Prishtinë, është hapur ekspozita “Presidentë amerikanë dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”,
Një retrospektivë nëpërmjet lentes së Xhorxh Tejmz, fotoreporterit shqiptaro-amerikan të Nju Jork Times. Këtë e bëri OTTOnomy, një fondacion për Artin, Kulturën dhe Edukimin në Shqipëri, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovë.
Kjo ekspozitë, e cila paraqet 33 fotografi të presidentëve amerikanë të bëra nga fotografi më i njohur i shekullit të XX i Shtëpisë së Bardhë për gazetën New York Times, është veçanërisht e rëndësishme duke qenë se imazhet e Tejmz janë të njohura aneskaj botës, por pak njerëz e dinë se babai i tij vinte nga Shqipëria.
Drejtori i Bibliotekes Kombëtare, Fazli Gajraku e ka vlerësuar këtë ekspozitë.
Sipas tij fotografitë janë bërë nga nje fotograf me origjinë shiptare dhe kjo është shumë domethënëse.
Në anën tjetër, profesoresha Lori Amy ka vlerësuar se është me rëndësi që këto foto tani janë në Prishtinë dhe janë para një audience.
Hapjen e ekspozitës e ka përshëndetur edhe Edita Tahiri, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.