Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është bërë hapja e ekspozitës, "Ato".
Ekspozita kolektive, prezanton punime nga artistët, Lumturie Krasniqi, Arton Behrami, Avni Demiri, Laureta Hajrullahu, Luiza Thaqi, Renea Begolli, Yll Xhaferi, Yllka Fetahaj, Shkamb Jaka, të cilët si frymëzim për veprat e tyre, kanë marrë rolin e gruas në shoqëri.
Ekspozitës i ka paraprirë diskutimi mbi temën, "Ato: Perspektivat e tyre - roli i gruas në shoqëri dhe sfidat e përditshmërisë", nën moderimin e Mirishahe Sylës dhe me pjesëmarrje të Katharina Eggert, Leonida Molliqajt dhe Dodona Gashit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në galerinë “Qahili” deri më 16 mars 2023.
Në kuadër të kësaj ekspozite, nesër (11 mars) nga ora 10:30, do të mbahet sesion Yoga me instruktoren, Dodona Gashi, si sesion për zhvillim të qetësisë shpirtërore dhe të fuqisë së gruas përmes aktivitetit fizik dhe mendor.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.