Mbrëmë është hapur edicioni i parë i festivalit të muzikës xhaz në Mitrovicë.
Në ceremonoinë hapëse të Mitrovica International Jazz Days, ishin prezentë i pari i qytetit nikoqir të feestivalit, Bedri Hamza, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, ambasadori i SHBA-së, Jeffrey M. Hovenier, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë dhe të Italisë, si dhe shumë qytetarë artdashës.
Në natën e parë të festivalit të muzikës xhez, performuan artisti fitues i Grammy-t, Richard Bona, i shoqëruar nga MIJD BIG BAND, orkestra e përbërë nga muzikantë të talentuar nga Kosova dhe Ballkani, të udhëhequr nga dirigjenti Edon Ramadani.
Festivali shënon një rilindje të muzikës xhez, ndërsa do të zgjasë deri me dy shtator./Klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.