Lajmet e fundit

Takimi vjen pas ftesës që Kurti ua bëri një ditë më parë tre liderëve politikë, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, me qëllim diskutimin për formimin e institucioneve të reja.
Para hyrjes në takim, Kurti tha se pret një diskutim konstruktiv, me qëllim konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të.
“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të”, deklaroi Kurti.
Ndërkaq, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se në takim do të diskutohet për parime dhe se, sipas tij, nuk ka vija të kuqe në komunikimin me partitë politike.
Hamza u shpreh optimist se mund të gjendet një zgjidhje që do të çojë drejt krijimit të institucioneve të reja.
"Qëndrimi im është i qartë. Te unë është gjithmonë konsistenca prezent. Gjithmonë kam deklaruar që s’ka vija të kuqe me partitë politike, gjithmonë jam i gatshëm me bisedu me secilin lider politik në interes dhe në dobi të vendit dhe normalisht që deklarata ime ka qenë publike, ka qenë e qartë. Fillimisht për prioritetet, se unë kam garuar me një program, kam garuar me disa prioritete, nuk kam garuar për me i pasë 4-5 vetë ministra, 5-6 vetë, për me pasë këtë pozicion a atë pozicion, po kam garuar me pasë ambient më të mirë për biznesin, me pasë partneritet me aleatët tonë edhe me miqtë tanë, po edhe si partner me i trajtu. Me i rrit pagat, me i rrit pensionet e shumë prioritete të tjera”, tha Hamza. /Klankosova.tv