Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është kurorëzuar zyrtarisht si trajneri i Sezonit 2024/25 në La Liga pas një sezoni të jashtëzakonshëm debutues në futbollin spanjoll.
Nën udhëheqjen e taktikut gjerman, Barcelona fitoi titullin e La Ligës me një shifër mbresëlënëse prej 88 pikësh, duke shfaqur dominim, disiplinë dhe talent sulmues gjatë gjithë sezonit, shkruan Klankosova.tv
Gjigantët katalanas shënuan një shifër marramendëse prej 102 golash në ligë, duke i bërë ata ekipin me më shumë gola në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon.
Ish- trajneri i Bayern Munich dhe i ekipit kombëtar të Gjermanisë mori tre çmime si Trajneri i Muajit gjatë sezonit. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.