Trajneri gjerman, Hansi Flick është shumë pranë zyrtarizimit të kontratës së re me FC Barcelona, e cila do ta mbajë atë në pankinën blaugrane deri në qershor të vitit 2028.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti Joan Laporta, i cili ka deklaruar se rinovimi do të bëhet publik shumë shpejt. Sipas tij, marrëveshja është arritur dhe të dy palët janë në të njëjtën linjë për vazhdimësinë e projektit.
“Hansi ka rënë dakord për vazhdimin e kontratës – jemi të gjithë në të njëjtën faqe”, është shprehur Laporta, duke shtuar se kontrata e re do të zgjasë edhe për një sezon shtesë, deri në vitin 2028.
Ky zhvillim vjen menjëherë pas rizgjedhjes së Laportës në krye të klubit, duke treguar besimin e plotë të drejtuesve ndaj Flick dhe stabilitetin që Barcelona synon të ndërtojë për vitet e ardhshme./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.