Pas triumfit 3-1 të Barcelonës kundër Elches, trajneri Hansi Flick u shpreh i lumtur për tre pikët, por nuk i fshehu as vërejtjet për skuadrën e tij.
“E rëndësishme është fitorja, por kemi elemente që duhen përmirësuar. Bëmë shumë gjëra mirë, por edhe disa jo aq. Synuam të ushtronim presion që në fillim dhe funksionoi, pasi arritëm të shënonim dy gola”, deklaroi tekniku gjerman.
Flick shtoi se ekipi krijoi shumë raste, por efikasiteti mungoi: “Po t’i kishim konkretizuar më mirë, ndeshja mund të kishte përfunduar 6-2.”
Sa i përket mungesës së Pedrit, ai tha: “Është një lojtar fantastik, por të tjerët reaguan si duhet. Frenkie po paraqitet shumë mirë, ashtu edhe Casadó.”
Tekniku foli me kujdes për gjendjen e Yamalit: “Pubalgia e tij duhet menaxhuar me kujdes. Është në proces rikuperimi, por ende nuk është plotësisht gati.”
Ai përgëzoi gjithashtu Fermín López për dy asistet dhe Rashfordin për golin e tretë: “Është lojtar me shumë potencial dhe mund të japë akoma më tepër.”
Në fund, Flick përmendi edhe përparimin e Eric Garcías: “Ka bërë një hap të madh përpara.”
Falë kësaj fitoreje, Barcelona qëndron në vendin e dytë me 25 pikë, pesë më pak se Real Madridi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.