Lajmet e fundit

Atletico Madrid ka finalizuar transferimin e mbrojtësit sllovak David Hancko nga Feyenoordi për një shumë prej 30 milionë eurosh, përfshirë bonuset.
Hancko e pranoi ofertën këtë pasdite dhe marrëveshja u mbyll brenda 24 orëve, pasi transferimi i tij te Al Nassr dështoi në momentet e fundit.
Ky është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Diego Simeones në prapavijë.
Atleti ka lëvizur shpejt në merkato duke siguruar një nga mbrojtësit më të mirë të Eredivisie.