Lajmet e fundit

“Jemi falënderues për ndihmën që keni dhënë për ngritjen e kapaciteteve partiake dhe të institucioneve të Kosovës në përgjithësi”, u shpreh Hamza.Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e përgjithshme politike, sidomos pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 qershorit. Lideri i PDK-së u shpreh se Kosova ka nevojë për institucione qeverisëse që e kthejnë vëmendjen kah zhvillimi dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu e njoftoi delegacionin e NDI-së për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në PDK. Nga ana tjetër, Soderberg u shpreh e gatshme që të vazhdohet ky bashkëpunim edhe në të ardhmen.